Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka folur për çështjen e çmimeve të naftës në vend.
Ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka zbuluar edhe detaje nga një takim që ka zhvilluar me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.
“Unë i kam shkuar në Ministri, në këtë far hasmërie që e kemi politike, unë nuk kam inati person me askënd, në bela nuk jam me ta, unë e kam për mospajtime. Me pajtueshmëri, e kam marrë letren, kam shku, e kam protokolu, e kam takuar Mimozën, i kam thënë fol me Ministrin e Financave, tregoi, sqaroja, nuk është i pabazuar, nuk është se jam zgju një mëngjes dhe e kam shkruar këtë letër, por jam konsultuar me njerëz në mënyrë që të bëhen disa veprime”, tha ai.
