Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Çlirimtar edhe zullumqar”, Haxhiu i përgjigjet Kurtit: Ofendimet që i bëni ju, nuk i ka bë as Serbia

GD
Gazeta Demos27 maj 2026 në 12:31
“Çlirimtar edhe zullumqar”, Haxhiu i përgjigjet Kurtit: Ofendimet që i bëni ju, nuk i ka bë as Serbia

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ditë më parë duke folur para mbështetësve të tij në Zvicër deklaroi se “nuk ka edhe patriot edhe hajn” dhe “nuk ka edhe çlirimtar edhe zullumqar”, deklarata këto që u interpretuan si sulm i drejtpërdrejtë ndaj figurave të luftës së UÇK-së.

Lidhur me këto deklarata të Kurtit, për Ekonomia Online ka folur edhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ai, ka thënë se nuk ka gjë më të turpshme që të fillohet një përçarje mes qytetarëve dhe atyre që kanë luftuar për luftën çlirimtare.

“Një nga problemet që sot është aktuale është edhe cenimi i vlerave të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të jetë prioritet i imi miratimi i ligjit për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk ka gjë më të turpshme se një qeverisje e dështuar gjashte vjeçare që në fushatë elektorale të cenoj këto vlera për disa vota dhe me fillu një përçarje mes qytetarëve edhe atyre që kanë luftuar në luftën çlirimtare. Lufta jonë e lavdishme e udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari dhe të gjithë ushtarët e UÇK-së, pra është ajo e cila e ka sjellë lirinë, që ka ndryshuar epokat, nga epoka e robërisë në epokën e lirisë dhe ajo duhet të mbrohet me ligj”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas tij, ofendimet që po u bëhen atyre që e kanë çliruar vendin pikërisht nga njerëzit tonë, nuk u janë bërë as nga Serbia.

“Ata që ofendojnë çlirimtarët sot do të duhej që të ia parashtronin një pyetje se përse e bëjnë një gjë të tillë sepse shprehjet që i përdorin, ofendimet të cilat i përdorin nuk i ka bërë të tilla as Serbia, këta i bëjnë në gjuhën shqipe”, ka shtuar Haxhiu.

Ai, thotë se ata që e ofendojnë luftën çlirimtare e bëjnë vetëm për disa vota, ose edhe ndoshta për agjenda të caktuara.

“Ata që e ofendojnë luftën çlirimtare një gjë të tillë e bëjnë për ca vota dhe ndoshta edhe për agjenda të caktuara sepse të quash luftëtarët e lirisë zullumqarë kjo do të thotë që ti dëshiron me i amnistua krimet serbe edhe dëshiron me amnistu Serbinë për atë që e ka bërë në Kosovë sepse fjala zullum e ka kuptimin e padrejtësisë dhe tiranisë. Nëse t’i ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i quan tiran dhe ky popull ka luftuar kundër zullumit të Serbisë dhe kundër zullumqarëve të Serbisë, policisë e ushtrisë serbe dhe në momentin që ti në fushatë elektorale e bën një gjë të tillë, ti po e vazhdon narracionin e Serbisë kundër vlerave më sublime të popullit tonë, pra ti po i quan çlirimtarët tiran, ndërsa po e amniston policinë dhe ushtrinë serbe që kanë kryer me mijëra krime në Kosovë, gjenocid e shkatërrim masiv në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

Bekim Haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare
  • 08:18Sa janë pritjet në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 08:12S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë
  • 08:01Temperaturat deri në 34°C, ky është parashikimi i motit