Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka treguar se struktura e NATO-s nuk ishte e organizuar në mënyrë të plotë kur trupat u futën në Kosovë.
“Ne kishim dy nga forcat e NATO-s, njërën në Shqipëri që merrej me mbi 500 mijë njerëz që ishin aty, ata kishin mision për refugjatët. Ndërsa në Maqedoni kishim… ndërhyrjeje për reagimin e shpërndarë, nën komandën e gjeneralit Jackson. Ai mori delegacionin për kombëtarët, ishin italianët, francezët, gjermanët e kështu me radhë, që ishin vendosur aty dhe gati për të hyrë në Kosovë në momentin kur rezoluta të ishte e plotë. Rezoluta ishte nënshkruar të enjten më 10 qershor”.
“Duhej të largoheshin më datë 11 dhe të futeshin në Kosovë më 12 qershor, pra forcat e NATO-s ishin aty, të përgatitura për të hyrë. Marrëveshja ishte bërë pas disa ditë negociatash midis gjeneralit Jackson dhe serbëve në pjesën jugore me Serbinë”.
