Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çka po ndodh në LDK? – Zemaj thotë se janë mbledhur 150 nënshkrime për zgjedhje të brendshme, Abdixhiku thotë se s’ka pranuar ndonjë kërkesë

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 22:45
Çka po ndodh në LDK? – Zemaj thotë se janë mbledhur 150 nënshkrime për zgjedhje të brendshme, Abdixhiku thotë se s’ka pranuar ndonjë kërkesë

Mbledhja e sotme e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës është shoqëruar me qëndrime të kundërta për zhvillimet e brendshme në parti.

Ndërsa deputeti Armend Zemaj tha se janë mbledhur mbi 150 nënshkrime për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku deklaroi se deri më tani nuk është dorëzuar asnjë kërkesë zyrtare

Në fund të mbledhjes, Kryesia Qendrore rikonfirmoi mbështetjen e plotë për Abdixhikun.

Pas mbledhjes, Zemaj tha se iniciativa për zgjedhje të parakohshme gëzon mbështetje të konsiderueshme brenda partisë.

“Unë i takoj një dege që ka dhënë mendim unanim që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK. Jo vetëm që e kam nënshkru por janë më shumë se 150 nënshkrime që kërkojnë zgjedhje. Nuk kam njohuri a janë deponu”, deklaroi ai.

Deputeti i LDK-së shtoi se edhe gjatë mbledhjes së Kryesisë kishte qëndrime të ndryshme lidhur me këtë çështje.

“Gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së pati kërkesa që të mos ketë zgjedhje të parakohshme”, tha Zemaj.

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mohoi se në organet e partisë është dorëzuar ndonjë kërkesë për Kuvend të jashtëzakonshëm apo për shkarkimin e tij.

“Në LDK nuk është deponuar asnjë nënshkrim deri tash. Do të doja që LDK-ja të merrej sa më pak me çështje që e ndajnë partinë. Nuk e dëshiroj ndarjen e LDK-së. Kemi mbajtur Kuvend para pak kohe dhe nisma të tilla të njëanshme nuk i bëjnë mirë LDK-së”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas Statutit të LDK-së, një Kuvend i jashtëzakonshëm mund të thirret nëse kërkesa mbështetet nga të paktën një e treta e delegatëve, ndërsa ai duhet të mbahet brenda 60 ditëve nga dorëzimi i saj.

Në përfundim të mbledhjes, Kryesia Qendrore publikoi një komunikatë me pesë pika, ku vlerësoi angazhimin e strukturave gjatë zgjedhjeve, por pranoi se rezultati i arritur, megjithëse shënoi rritje për LDK-në, nuk i përmbushi pritjet politike të partisë.

Në komunikatë, Kryesia shprehu mbështetje të plotë për Lumir Abdixhikun.

“Kryesia Qendrore shpreh mbështetjen e plotë për Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, në ushtrimin e mandatit për udhëheqjen e proceseve politike e organizative të partisë; si dhe procesin e formimit të institucioneve të Republikës nëpërmjet diskutimeve me partitë e tjera parlamentare.”

Po ashtu, Kryesia ritheksoi se zgjedhjet e brendshme do të mbahen në afatet e rregullta statutare dhe se çdo iniciativë duhet të trajtohet përmes mekanizmave demokratikë të partisë.

Në fund, drejtuesit e LDK-së u bënë thirrje anëtarëve të ruajnë unitetin dhe të përqendrohen në forcimin e partisë, duke theksuar se përgjegjësia për përmirësimin e rezultatit zgjedhor është e përbashkët për të gjitha nivelet organizative

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Taulant Balla i bashkohet thirrjes për protestën e nesërme në Prishtinë
  • 23:30Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën
  • 23:12Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:48Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët