Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çka e lidh vrasjen në Klinë me gjuajtjet me armë dje në Pejë – ky dyshohet të jetë motivi

GD
Gazeta Demos18 tetor 2025 në 09:06
Çka e lidh vrasjen në Klinë me gjuajtjet me armë dje në Pejë – ky dyshohet të jetë motivi

Gjuajtjet me kallashnikov dje gjatë ditës, rreth orës 16:15 , në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë tronditën vendin, teksa nga të njëjtat të shtëna u plagosën rëndë dy persona. Në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës me një reagim të shpejtë, arriti ta arrestojë të dyshuarin e rastit, raporton GazetaDemos.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë për qëllim hakmarrjen, raporton GazetaDemos.

Në vitin 2022, më saktësisht më 28 prill, personat që mbetën të plagosur dje nga i dyshuari tashmë i arrestuar për gjuajtjet me kallashnikov, ishin dyshuar për vrasjen e vëllait të këtij të fundit, ngjarje e cila gjithashtu pati tronditur të gjithë vendin.

Atë kohë, në fshatin Volljakë, të Klinës, nën motivet për hakmarrje, mbeti i vrarë Fazli Hoxha (vëllai i të arrestuarit dje në Pejë), njëkohësisht djali i dëshmorit të kombit, Fazli Hoxha.

Pas rreth tri viteve, njëri nga të dyshuarit për këtë vrasje, u lirua dje nga paraburgimi, me çrast me të dalë nga Qendra e Paraburgimit, pasi u fut në një veturë, u plagos rëndë nga tashmë i arrestuari, raporton GazetaDemos.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Me të dalë nga Qendra e Paraburgimit një person i cili ka qenë që një kohë të gjatë nën masën e paraburgimit për një rast që ka ndodhur para disa vitesh në Volljakë të Klinës, ku për fat të keq në atë kohë pati humbur jetën një person, pasi është liruar nga gjykata ky person, është futur në një veturë, me ç’rast ka dalë menjëherë një person tjetër i dyshuar e dy armë zjarri në duar, të llojit kallashnikov, dhe ka shtënë në drejtim të tyre”, tha ai.

Dy të plagosurit po trajtohet për plagët e marra, teksa njëri është dërguar në QKUK, dhe tjetri po vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal të Pejës.

Më shumë nga Lajme

  • 12:23Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete
  • 12:15Janina Ymeri: Konsumatorët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22.4% më shtrenjtë rrymën
  • 12:10“Turiste politike”, Hoti e Bajrami me akuza ndaj Osmanit – çfarë po ndodh brenda LDK-së?
  • 12:04Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, veprimet mbesin konfidenciale
  • 12:03Protesta e së shtunës në Tiranë, pranga dhe gjoba për disa nga pjesëmarrësit