Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Krejt çka deklaroi dëshmitari i i dytë i mbrojtjes së Thaçit sot në Speciale

GD
Gazeta Demos17 shtator 2025 në 17:22
Krejt çka deklaroi dëshmitari i i dytë i mbrojtjes së Thaçit sot në Speciale

Rambujeja – vendimmarrja e delegacionit shqiptar, disponimi dhe diskutimet.

Deri më tash këtu është përqendruar marrja në pyetje e dëshmitarit të dytë të mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Paul R. Williams.

Williams, avokati dhe profesori ndërkombëtar që kishte shërbyer si këshilltar i delegacionit shqiptar në bisedimet për paqe të Rambujesë, u pyet nga të dyja anët për ecurinë, tensionet dhe vendimmarrjen në Rambuje.

Çështja shkoi deri të një deklaratë e Veton Surroit në BBC se Thaçi kishte përdorur “gjuhë kërcënuese” ndaj delegacioit shqiptar po të nënshkruhej Marrëveshja e Rambujesë pa pjesën e referendumit për pavarësi.

Së pari prokuroria i nxori disa deklarime të Williams në prill të 1999 në “Washington Journal” se si i përshkruante superlativ lidershipi Thaçit dhe fliste për “tension të natyrshëm” mes “gardës së re dhe të vjetër” – duke i shënuar një dikotomi si “Bukosh Garda e Vjetër, Thaçi Garda e Re”.

Duke ndjekur këtë logjikë “tensionesh” ai doli te Surroi për “gjuhën kërcënuese”.

Williams tha se e ka njohur “shumë mirë” Veton Surroin dhe se ka pasur “marrëdhënie të mira personale dhe profesionale” – dhe se, një gjë të tillë për “kërcënim nga Hashim Thaçi” nuk e ka dëgjuar kurrë nga Surroi.

“Asnjëherë. Veton Surroi nuk më ka thënë asnjëherë dhe nuk më ka lënë të kuptojë në asnjë mënyrë se ose nuk më ka shfaqur asnjë sjellje që do më bënte mua që të besoj se ai ishte i kërcënuar nga Hashim Thaçi apo nga askush tjetër nga delegacioni shqiptar i Kosovës”, tha ai.

Për atë se në çka konsistonte – ose si ishte – autoriteti i Hashim Thaçit, dëshmitari i dytë Williams, tha se “nuk e kisha përshtypjen” që ai zotëronte kontroll mbi negociatat.

“Unë mendoj që ai përfaqësonte interesa nga jashtë dhe këto interesa kishin kontroll mbi autoritetin ose sjelljen e tij gjatë negociatave”, potencoi dëshmitari.

“Krijohej përshtypja që dikush ishte në kontroll të negociatave ose në kontroll të pjesshëm të negociatave ose që edhe ishte një pozitë as kështu e as ashtu-diku në mes”, tha ai.

Williams rikujtoi “nevojën” që Hashim Thaçi e kishte gjatë kohës për të qenë vazhdimisht në telefon – dhe me këtë ai lexonte që ai s’kishte autoritet siç ia përshkruan Prokuroria Speciale.

“Prandaj thash që ai iu raportonte atyre. Prandaj, dola në këtë përfundim”, tha Williams.

“Gjatë kohës që delegacioni kosovar ishte në Rambuje dhe po kishte progres, kishte trysni nga jashtë nga komandatët lokalë, por gjithashtu kishte presion ideologjik por edhe kulturor prej Adem Demaçit, i cili po pengonte progresin e këtyre negociatave dhe po cenonte lëvizjen për realizimin e kësaj marrëveshje. Prandaj, duhej trajtuar ky aspekt”.

“Krijohej përshtypja që dikush ishte në kontroll të negociatave ose në kontroll të pjesshëm të negociatave ose që edhe ishte një pozitë as kështu e as ashtu-diku në mes”, tha ai.

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 11:43Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
  • 11:25MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd: Qëndrojmë fort para sovranitetit të saj
  • 11:08Gazeta zvicerane “20 Minuten” raporton incidentin në Kuvend: Deputetja opozitare gjuan me vezë Albin Kurtin
  • 11:03Ky është mjeku Rrahman Maxharraj që u aksidentua dje në Prishtinë
  • 10:31Serbi kontrollohet në Bërnjak, i gjendet sprej, shufër metalike e imitim arme