Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të kthehet në seancë të Kuvendit për ta votuar Projektligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku thotë se këtë veprim mos ta bëjë për PDK-në, por për UÇK-në, historinë e të ardhmen

“E kemi detyrë politike, qytetare e kombëtare. Qytetarët po presin nga ne vepra, jo fjalë”, ka shkruar ajo.