Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku: SHBA vuri në tavolinë kredibilitetin e saj ndërkombëtar për Kosovën, sot ne refuzojmë projektin që është i dobishëm për sigurinë tonë

GD
Gazeta Demos27 qershor 2026 në 13:15
Çitaku: SHBA vuri në tavolinë kredibilitetin e saj ndërkombëtar për Kosovën, sot ne refuzojmë projektin që është i dobishëm për sigurinë tonë

Deputetja e zgjedhur e PDK’së, Vlora Çitaku, tha se marrëdhënia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është aleancë e ndërtuar mbi besim, sakrificë dhe vendime të mëdha historike.

Ajo tha se SHBA me mbështetjen dhënë Kosovës gjatë ndërhyrjes së NATO’s e më pas edhe kur mbrojti të drejtën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e vuri në tavolinë kredibilitetin e saj ndërkombëtar, ndërsa sot Kosova po e refuzon projektin e gazit amerikan përkunër që është i dobishëm për vetë qytetarët e saj.

“Kur SHBA udhëhoqën ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës, përtej miliardave të shpenzuara, vunë në tavolinë kredibilitetin e tyre ndërkombëtar. Kur udhëhoqën procesin e njohjeve të Kosovës, përtej angazhimit diplomatik, vunë në tavolinë kredibilitetin e tyre. Kur mbrojtën të drejtën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, përtej ekspertizës dhe kostos politike, sërish vunë në tavolinë kredibilitetin e tyre. Në çdo moment vendimtar të historisë sonë moderne, Shtetet e Bashkuara ishin në anën e Kosovës. E sot? Ne refuzojmë një projekt energjetik amerikan, një investim që në fund të ditës është në dobi të qytetarëve të Kosovës, të sigurisë sonë energjetike dhe të zhvillimit ekonomik të vendit”, shkroi Çitaku.

Ajo thotë se nuk është çështja vetëm te gazi, por është “çështja e mesazhit që po u dërgojmë aleatëve tanë më të rëndësishëm”.

“Është çështja e mënyrës se si sillemi me miqtë që, sa herë historia na vuri përballë sprovave, nuk na lanë vetëm. Kosova nuk bëhet më e fortë duke i kthyer shpinën Amerikës. Përkundrazi. Aleanca me Shtetet e Bashkuara nuk është barrë. Është garancia më e madhe strategjike që ka pasur ndonjëherë Republika e Kosovës. Dhe si e tillë, duhet të ruhet, të forcohet dhe të konkretizohet me projekte që i shërbejnë interesit të qytetarëve tanë”.

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
  • 12:56Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
  • 12:46Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare