Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shkruar pas fjalës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, duke thënë se shumë shpejt kjo padrejtësi do të marrë fund.

Ajo tha se bashkë do të festohet çdo festë, siç u shpreh, në Kosovën e lirë.

“Shumë shpejt, President. Shumë shpejt edhe kjo padrejtësi do të marrë fund, dhe bashkë do të festojmë në Kosovën e lirë – çdo festë. Urime 28 Nëntori dhe dalja publike e UÇK-së”, u shpreh Çitaku.