Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se lufta për liri dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar nuk mund të konsiderohet krim.

Në statusin e saj, Çitaku shkruan se historia nuk mund të rishkruhet me padrejtësi dhe se, edhe pse drejtësia mund të vonojë, e vërteta gjithmonë mbetet.

“Nuk mund të denohet lufta për liri. Nuk mund të kriminalizohet lufta për dinjitet njerëzor dhe kombëtar. Drejtësi vonon, por e vërteta mbetet. Drejtësi! Liri!” ka thënë ajo.