Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku: Kurti ka përçarë shqiptarët në rajon

GD
Gazeta Demos29 shtator 2025 në 19:25
Çitaku: Kurti ka përçarë shqiptarët në rajon

Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për rrënim të aleancave me partnerët ndërkombëtarë.

Ajo ka thënë se Kosova tash e disa vite është nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

“Për më tepër, ne kemi edhe raporte të ftohta me Shqipërinë, kemi raporte të cenuara me shqiptarët në rajon. Z. Kurti ka luajtur një rol përçarës me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi”.

”Pra, është një personalitet destruktiv i cili me një lehtësi të padurueshme ka rrënuar aleancat të cilat janë krijuar me shumë mund. Më keq se kaq nuk mund të bëhet. Çfarë po pritni që duhet të ndodhë?”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe sa i përket bllokadës parlamentare dhe vendimit që pritet ta marrë Gjykata Kushtetuese.

Çitaku tha se PDK është përmbajtur të komentojë lidhur me vendimin që pritet të nxjerrë Gjykata Kushtetuese, me qëllim që të mos interferojë apo të duket si ndërhyrje në vendimmarrje.

“Ajo me të cilën po ballafaqohemi nuk është as krizë juridike, as krizë kushtetuese, por krizë politike e cila ka ardhur kryekëput si rezultat i kryeneqësisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.

Më shumë nga Lajme

  • 13:17Albulena Haxhiu cakton Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë
  • 13:10Gazetari gjerman para vendimit për ish-krerët e UÇK’së: Ta barazosh Thaçin me Mlladiqin është gabim në shumë aspekte
  • 13:04Pasi u nominua nga VV për kryeministër, Kurti i shkon Haxhiut në Presidencë
  • 12:54Nënkryetarja e re e Kuvendit nga Lista Serbe deklaronte se serbët në Kosovë vuajnë si në kohën e Perandorisë Osmane
  • 12:36Vetëvendosje propozon Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë