Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se ndërtesa e Kuvendit është mbushur me forca policore.

Ajo ngre pikëpyetje se me urdhër të kujt dhe për çka është bërë ky mobilizim.

“Nuk po na godet e sulmon askush. Ka vetëm një thirrje popullore: të votohet ligji për Dhomat e Specializuara. Në rrugë e në sheshe janë vajzat e djemtë tanë. Janë fëmijë të dëshmorëve. Janë të rinj e të reja që e duan Kosovën. Që e duan UÇK-në. Që kanë dalë të kërkojnë votimin e një ligji që tashmë është miratuar në parim me 91 vota. Albin, eja në Kuvend. Ta votojmë ligjin. Mos e eskalo situatën. Ta përmbyllim këtë çështje me votë, me përgjegjësi dhe me qetësi”, ka shkruar ajo.