Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të PDK-së, njëherit edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, zVlora Çitaku, deputeten tjetër të Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu, si dhe kandidatin për Kuvend Komunal Liridonin, zhvilluan një bashkëbisedim me gratë e Hallaqit.
Me to, Buja dhe anëtaret e PDK-së diskutuan për problemet kryesore me të cilën përballen gratë sot, si: qasja e kufizuar në tregun e punës, të drejtat pronësore, qasja e kufizuar në arsim dhe trajnime, pabarazia gjinore, pjesëmarrja e ulët në jetën publike.
“U zotova se sa i përket kompetencave të Komunës në mandatin e ardhshëm këto probleme do t’i adresojmë me prioritet”, tha ai.
