Flamur Foniqi, djali i axhës së Jetlirës që u vra mbrëmë në Malishevë, ka folur për T7 rreth krimit që ka tronditur familjen Foniqi.
Ai thotë se familjarët për rastin tragjik janë njoftuar pas orës 03:00 në mëngjesin e sotëm.
“Lajmin na e dha xhaxhai i cili jeton në Malishevë, aty kemi kuptu që tashmë e ndjera Jetlira ka ndërru jetë në Prishtinë”, rrëfen Flamuri.




