Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku: Dje ndodhi një “operacion karate” për ta përmbysur rendin kushtetues

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 21:06
Çitaku: Dje ndodhi një “operacion karate” për ta përmbysur rendin kushtetues

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se kanë kaluar 444 ditë nga zgjedhjet e fundit në vendin tonë dhe që nga atëherë sipas saj, ka pasur krizë dhe pasiguri.

Ndërkaq, lidhur me atë që ndodhi dje, ajo tha se ishte “operacion karate” për ta përmbysur rendin kushtetues.

“Kanë kaluar 444 ditë nga zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025 dhe kemi 444 ditë krizë, pasiguri, paqartësi dhe një përpjekje të vazhdueshme të Albin Kurtit, për të përmbysur, jo vetëm për të shkelur Kushtetutën, sepse shkelës serik të Kushtetutës tashmë janë”.“Çfarë u pa në javën e fundit ishte një organizim i orkestruar, nëse mund ta quajmë kështu simbolikisht “operacioni karate” për ta përmbysur rendin kushtetues. Fatmirësisht kjo përpjekje, kjo tendencë u ndal, falë një mobilizimi të madh qytetarë, mobilizim i shpejt dhe i jashtëzakonshëm qytetarë dhe skenari u dështoi, Kosova shkon sërish në zgjedhje”, tha ajo.

Çitaku u shpreh se tash e dy vjet, Kosova është në krizë politike e institucionale, por siç tha, edhe në krizë kulturore e morale.“Kosova tash e dy vjet nuk është vetëm në një krizë politika, në një krizë institucionale, ne kemi krizë kulturore dhe kemi krizë morale, sepse Kuvendi nuk është thjeshtë respektim i procedurave, por është edhe kulturë, është debate, është fryma e konsensusit, e dialogut e bashkëpunimit dhe fatkeqësisht, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka pasur as përpjekjen më të vogël serioze për të ndërtuar konsensus brenda Kuvendit dhe nuk po flas vetëm për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Çitaku

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 11:25Sot i jepet lamtumira e fundit Arianit Çetaj, djalit të rapsodit të njohur Hasan Çetaj
  • 11:21Familja gjakovare dorëzon në polici zarfin e humbur me 3 mijë e 800 euro
  • 11:01Thirrja e fundit e GLPS: Konstituone Kuvendin, Kushtetua është e qartë!
  • 10:59Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit
  • 10:57Policia arreston tre persona në Ferizaj, sekuestrohen drogë dhe armë