Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Cilat pjesë në Kosovë janë më të rrezikuara nga përmbytjet, flet hidrologu Kastrati

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2025 në 14:02
Cilat pjesë në Kosovë janë më të rrezikuara nga përmbytjet, flet hidrologu Kastrati

Pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të mëdha të shiut të martën dhe të mërkurën.

Të hënën mbrëma, Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njoftoi se vendi do të përballej me reshje shiu në dy ditët në vijim, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë.

Të martën, hidrologu Bashkim Kastrati tha për Radion Evropa e Lirë se pjesa perëndimore e Kosovës është më e rrezikuara nga përmbytjet, si pasojë e mundësisë së daljes lumenjve nga shtrati.

“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa lokalitete”, tha instituti, pa dhënë më shumë hollësi.

Ndërkohë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” paralajmëroi të martën se ekziston rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë ditës.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve t’i shmangin lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, në anën tjetër, u kërkoi qytetarëve të kenë kujdes gjatë qarkullimit dhe t’i shmangin zonat me rrezik vërshimesh.

Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave./REL/

Moti

Më shumë nga Lajme

  • 08:40Ambasada e Kosovës në SHBA uron Mikhail Bogachekun për nominimin si ambasador në Kosovë
  • 07:56Mblidhen sot disa komisione parlamentare
  • 07:55Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme, debat për Raportin e Progresit
  • 07:37KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:35Reshje shiu e intervale me diell, ky është parashikimi i motit