Partitë parlamentare në Kosovës nuk kanë arritur të gjejnë një kandidat konsesual për President të Kosovës.
Sonte është afati i fundit kur duhet të ketë propozime dhe të dalin në votim kandidatët për President, por që nuk po arrihet kourumi i kërkuar.
VV tentoi që në mënyrë të njëanëshme, pa marrëveshje me asnjërën nga partitë, të propozoj Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun për president të vendit.
Por, opozita dhe një pjesë e deputetëve nga komunitet joshumicë nuk morën pjesë dhe kjo mbeti një tentativë e dështuar.
Duke e parë dështimin në horizont, shpërbërja e Kuvendit duket në horizont. Lajme të shumta po qarkullojnë se presidentja aktuale, Vjosa Osmani do të nënshkruaj dekretin për shpërbërjen e Kuvendit sonte, pas orës 00:00.
Çka parasheh Kushtetuta e Kosovës për këtë çështje?
Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë rastet kur mund të shpërndahet Kuvendi i Kosovës. Kjo çështje rregullohet me nenin 82 të Kushtetutës, i cili definon situatat në të cilat legjislativi mund të përfundojë mandatin para kohe.


