Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çfarë ndodhi me shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Kurti: Do ta bëjmë një ditë

GD
Gazeta Demos28 maj 2026 në 13:19
Çfarë ndodhi me shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Kurti: Do ta bëjmë një ditë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, vendi do të fokusohet në modelin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse.

Kurti ka thënë se ky është vlerësuar si model më funksional. Ai tha se ky është një model që i përngjan atij të Finlandës dhe vendeve baltike.

“Është temë e gjatë, por mos harroni çfarë kemi bërë dhe kjo nuk do të thotë që s’do ta bëjmë një ditë. Por tash për tash, në situatën në të cilën ndodhemi, edhe me ekspertët kemi vlerësuar se është shumë me e mençur të kemi mbrojtje gjithëpërfshirëse apo mbrojtje totale, një model që i ngjan atij të Finlandës dhe vendeve baltike, ku ti nuk e bën ushtrinë një grumbull të madh njerëzish që mandej duhet ta strukturosh e pajisësh, por në vend të kësaj, për por në vend të kësaj përcakton funksione, detyra konkrete dhe vende të caktuara për qytetarët e Republikës në rast të rreziqeve të ndryshme nga fatkeqësitë natyrore deri te lufta e armatosur”, u shpreh ai.

Kurti po ashtu tha se në shkollat e mesme do të ketë një model që do të quhet edukimi për siguri. Ai tha se Kosova do të ketë edhe rezervën vullnetare.

“Në anën tjetër kjo kompletohet edhe në dy aspekte të tjera, do ta kemi edhe një model për shkollat e mesme që quhet edukimi për siguri, i frymëzuar nga shembulli i Polonisë, e që mundëson që të rinjtë të mësojnë sa më shumë dhe më saktë reagimet që duhet t’i kenë në rast katastrofave natyrore apo luftërave. Do ta kemi edhe rezervën vullnetare e cila mundëson që qytetarët e Republikës që do të bëhen rezervista të FSK-së t’i kenë pajisjet nga çizmet deri tek arma e tyre në një adresë të caktuar te FSK-ja”, tha Kurti.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij