Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘Censura në RTK’, Avonet: Qeveria t’i mbajë duart larg nga gazetarët

GD
Gazeta Demos25 gusht 2025 në 20:37
‘Censura në RTK’, Avonet: Qeveria t’i mbajë duart larg nga gazetarët

Rrjeti i OJQ-ve, Avonet, ka shprehur shqetësimin për siç u tha, ndërhyrjen e Qeverisë në lirinë e medias dhe përjashtimin arbitrar të gazetarëve dhe moderatorëve nga prezantimi i emisioneve në RTK.

Sipas tyre, ky veprim, “i kryer në mënyrë të paparalajmëruar, joligjore dhe në mungesë të një Bordi funksional, paraqet cenim të drejtpërdrejtë të pavarësisë editoriale dhe të misionit publik të RTK-së.”

“Vendimi për mbylljen e emisioneve dhe përjashtimin e gazetarëve që kanë demonstruar profesionalizëm dhe paanshmëri, tregon qartë tendencën për të heshtur zërin kritik dhe për të ushtruar kontroll politik mbi transmetuesin publik. AVONET vlerëson se ky akt i censurës alarmante nuk është vetëm një çështje e brendshme e RTK-së, por një goditje e rëndë ndaj lirisë së shprehjes, transparencës dhe demokracisë në Kosovë. Sepse RTK nuk është e pushtetit, është e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Si organizatë e shoqërisë civile që monitorojmë respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirinë e medias, ne i bëjmë thirrje institucioneve shtetërore dhe partive politike, me theks të veçantë Lëvizjes Vetëvendosje të ndalojnë çdo ndërhyrje në punën e gazetarëve, të garantojnë funksionimin e pavarur të RTK-së dhe të respektojnë parimet e rendit demokratik.” – thuhet në reagim.

Po ashtu, Avonet ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, sidomos ata që mbështesin zhvillimin e mediave të lira dhe të pavarura, që të reagojnë ndaj këtij rasti të rëndë të censurës

RTK

Më shumë nga Lajme

  • 14:31Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën në Apelin e Posaçëm
  • 14:04Tragjedi në Treboviq të Pejës, humb jetën një 3-vjeçar
  • 14:03Përplasja që zgjati 3 vite mbyllet në Gjykatë: Sejdo Berisha i kërkon falje ministrit Elbert Krasniqi për shpifje dhe fyerje
  • 13:06Caktohen gjyqtarët që do ta kenë në dorë rastin e krerëve të UÇK-së në Apel
  • 13:04Pas Skenderajt, edhe Komuna e Malishevës miraton Deklaratën kundër Speciales