Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çeku takohet me drejtuesit e arsimit të lartë, diskutojnë për riakreditimin

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 20:07
Çeku takohet me drejtuesit e arsimit të lartë, diskutojnë për riakreditimin

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe përfaqësuesen e Konferencës së Rektorëve, me të cilët ka diskutuar për proceset e riakreditimit dhe Strategjinë e re të Arsimit 2035+.

Në takim, krahas ministrit Çeku, morën pjesë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, Naim Gashi, kryetari i KShC-së, Avni Berisha, ushtruesi i detyrës së drejtorit të AKA-së, Arianit Krasniqi, dhe përfaqësuesja e Konferencës së Rektorëve, prorektorja e Universitetit “Haxhi Zeka”, Alma Shehu.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjatë takimit palët u pajtuan që proceset e riakreditimit institucional dhe të programeve të studimit të jenë në harmoni me Strategjinë e re të Arsimit 2035+, e cila aktualisht është në proces të hartimit.

“Strategjia e re synon që zhvillimi dhe ristrukturimi i arsimit të lartë t’u përgjigjen drejtpërdrejt prioriteteve zhvillimore të vendit dhe nevojave të tregut të punës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet ministrisë, AKA-së dhe universiteteve, për të siguruar një sistem të arsimit të lartë cilësor, konkurrues dhe të integruar në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.

arsimitlartëçeku

Të ngjashme

Roja ushtarake i qorton me zë të lartë sekretarin Hegseth dhe zyrtarët pas të qeshurave

Roja ushtarake i qorton me zë të lartë sekretarin Hegseth dhe zyrtarët pas të qeshurave

22:16
Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë

Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë

17:50

Më shumë nga Lajme

  • 21:09Rama angazhon operatorë privatë për pastrimin e Prishtinës: Na i bllokuan 100 kamionë, por gjetëm zgjidhje
  • 21:07Matoshi: Alarmi i reagimit të ambasadave për Ligjin për Specialen është i rrejshëm, kanë dëshmuar hipokrizi në kontinuitet
  • 21:06Vrasjet që tronditën Brukselin: Kush është shqiptari i ekzekutuar pranë Parlamentit Evropian
  • 21:00Shiroka Pula: Belgjika, partnere e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin evropian
  • 20:54Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni