Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Cakolli: KQZ s’duhet të nxiton, shorti për renditjen në fletëvotim duhet të mbahet pasi të mbyllet afati i dorëzimit të listave

GD
Gazeta Demos6 dhjetor 2025 në 18:37
Cakolli: KQZ s’duhet të nxiton, shorti për renditjen në fletëvotim duhet të mbahet pasi të mbyllet afati i dorëzimit të listave

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas afatit të sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, duke sqaruar se ky afat nuk është “fundi i mundësive” për subjektet politike që nuk janë përcaktuar se si do të garojnë në zgjedhje.

Në një shkrim në Facebook, Cakolli tha se ligji parasheh një mekanizëm shtesë: nëse një subjekt nuk dorëzon listën e kandidatëve deri nesër në mesnatë, KQZ ka të drejtë t’ia tërheqë certifikimin. Sipas tij, kjo hap derën për riformatim të garës deri në minutën e fundit, qoftë për marrëveshje politike, bashkime listash apo ndryshime të tjera para dorëzimit të listave.

Cakolli thotë se pikërisht për këtë arsye shorti për renditjen në fletëvotim duhet të mbahet vetëm pasi të mbyllet afati për dorëzimin e listave.

“Përpjekja dhe vendimi potencial i KQZ-së për ta zhvendosur shortin një ditë më herët krijon presion të panevojshëm mbi subjektet politike, si dhe ndërhyn në një hap ligjor ende të hapur”, tha Cakolli.

Ai kërkon që KQZ të mos nxiton, të ruajë qartësinë procedurale dhe t’i lejojë subjektet politike të shfrytëzojnë të gjitha hapësirat që ligji u garanton.

Më shumë nga Lajme

  • 16:50Kurti takon ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, kërkon vazhdimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik
  • 16:49Gjini vazhdon turin e takimeve me qytetarë, sot në ora 19:00 në Pejë
  • 16:43“Vrasje e rëndë”, ndalohet për 48-orë i dyshuari që vrau motrën dhe plagosi nënën në Klinë
  • 16:32Aksident me fatalitet në Bosnjë, vdes i riu nga Rahoveci
  • 16:31Hoxha pret në takim njoftues ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë