Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Cakolli komenton zhvillimet në Kuvend: “Shpikjet” e fundit të Bashës s’kanë asnjë vlerë juridike

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 13:14
Cakolli komenton zhvillimet në Kuvend: “Shpikjet” e fundit të Bashës s’kanë asnjë vlerë juridike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se seanca konstituive nuk mund të konsiderohet e përmbyllur pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.

Ai në Facebook shkruan se “shpikjet” e fundit siç i quajti të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, nuk kanë asnjë vlerë juridike.

“Rrjedhimisht, nuk mund të ketë materializim të asgjëje – as zhvillim të procedurave apo ushtrim të funksioneve parlamentare, e as rrjedhje të afateve kushtetuese”.

“Konstatimet (lexo: “shpikjet”) e fundit të Kryetarit nuk kanë asnjë vlerë juridike. I tërë ky non-sens politik tashmë mund të zgjidhet vetëm nga Gjykata – qoftë me konstatim të dështimit të konstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor, ose me shpallje të pavlefshme dhe përsëritje të procedurës së votimit për nënkryetarët e komuniteteve”.

“Ajo që ka rëndësi është të theksohet se sot, edhe një herë tjetër, u vulos fakti se deputetët e kësaj legjislature nuk i meritojnë ato pozita e funksione, e as qytetarët nuk e meritojnë një legjislaturë kaq absurd”, tha Cakolli.

Sot dështoi seanca përpjekja për ta zgjedhur nënkryetarin e pestë, e që do të duhet të ishte nga radhët e komunitetit serb.

Meqenëse nënkryetari i pestë nga komuniteti serb nuk u zgjodh, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha njoftoi se janë konsumuar të gjitha opsionet.

Ai bëri të ditur se të hënën, ai bashkë me nënkryetarët e zgjedhur, Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun, Kujtim Shalën e Emilja Rexhepin, do të mbajnë takim rreth kësaj situate.

Më shumë nga Lajme

  • 17:37Elbert Krasniqi mbështet marshin "Drejtësi, jo politikë": I bindur se ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm nga ky proces
  • 17:24Valës së gjatë të nxehtësisë po i vjen fundi sonte
  • 17:22Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK lëshoi seancën
  • 17:13Bashkëpunimi me ShBA-në, kryeprokurori Isufaj takon Prattipatin
  • 17:12Ulutas: Për hapjen e Urës së Ibrit vendosin BE dhe institucionet e Kosovës pasi KFOR-i të përfundojë praninë e përhershme