Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së në Kuvend, e cila garon me numër 6, Albana Bytyqi, ka shprehur bindjen e saj për ndryshim në zgjedhje me anë të votës së qytetarëve.
Bytyqi tha se tashmë situata ka ndryshuar dhë këtë po e pranojnë hapur votuesit.
“Situata ka ndryshu. Krejt e mendojmë dhe çdo ditë e më tepër po e flasim hapur, sepse populli do ta thotë fjalën e tij. Krah njëri-tjetrit do ta presim ditën e re. Më 28 Dhjetor”, tha ajo.