Burim Ramadani ka kritikuar Qeverinë për moskompensimin e qytetarëve që pësuan dëme nga vërshimet e janarit, duke thënë se, ndonëse dëmet janë vlerësuar nga komisionet komunale dhe janë konfirmuar edhe nga niveli qendror, ende nuk është ndarë asnjë cent për kompensim.
Sipas Ramadanit, kompensimi i dëmeve u takon qytetarëve me ligj, ndërsa akuzoi Qeverinë se po vonon zbatimin e këtij obligimi.
Ai i bëri thirrje ekzekutivit që të kompensojë familjet e prekura, në vend të, siç u shpreh ai, shpërndarjes së mjeteve publike për qëllime elektorale dhe partiake.
