Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Buja kritikon rëndë qeverisjen në Lipjan: Për gjashtë vjet investova mbi 62 mln – tash e 12 vjet s’ka zhvillim në qytet

GD
Gazeta Demos6 shtator 2025 në 18:24
Buja kritikon rëndë qeverisjen në Lipjan: Për gjashtë vjet investova mbi 62 mln – tash e 12 vjet s’ka zhvillim në qytet

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka kritikuar rëndë qeverisjen aktuale në Lipjan, ku dhe kandidon për kryetar të komunës.

Teksa ua rikujtoi qytetarëve kontributin e pashoq të tij ndër vite për vendin, ai ia kërkoi besimin e tyre për një mandat tjeter në krye të kësaj komune.

“Në vitet ’80-ta, kur liria dhe të drejtat tona ishin të shtypura, unë isha aty – në ballë të përballjes. Për këtë përkushtim, u dënova me 13 vite burg.

Më vonë, kur vendi kishte më së shumti nevojë, isha sërish përballë të keqes. Së bashku me ju – bashkëluftëtarë dhe qytetarë të nderuar – luftuam dhe e fituam lirinë tonë të shenjtë.

Me besimin dhe përkrahjen tuaj, fitova dy herë zgjedhjet lokale dhe pata nderin të shërbej si Kryetar i Komunës së Lipjanit, në një nga periudhat më të rëndësishme të shtetformimit të Kosovës”, ka thënë Buja.

Buja gjithashtu tregoi se për gjashtë vjet sa ishte në qeverisje të Lipjanit, investoi mbi 62 milionë euro.

“Kemi bërë shumë punë – por shumë më tepër ka mbetur pa u bërë! Fatkeqësisht, 12 vitet e fundit kanë qenë vite të ngecjes, diskriminimit dhe moszhvillimit. Prandaj, sot rikthehem. Me përvojë. Me energji të re. Me vizion të qartë dhe vendosmëri të palëkundur – për ta çuar Lipjanin aty ku e meriton!”, tha ai.

Buja ka shprehur motivimin e tij për ta çuar Lipjanin përpara, duke i kryer projektet e mbetura në gjysmë.

“Për këtë rikthim, kam nevojë për përkrahjen tuaj. Lipjani ka nevojë për drejtim të vërtetë. Për projekte madhore që prekin jetën tuaj të përditshme. Jo për fasadë. Jo për ngjyra. Por për punë.

Projektet që nuk arrita t’i përfundoj atëherë – do t’i çoj deri në fund tani. Nuk ndalem!

Mjaft më me pritje. Koha e tyre ka kaluar. Tani është koha jonë!

Unë jam Shukri Buja, nuk flas për ndryshim, unë vij për ta bërë atë”, ka shkruar ai.

Më shumë nga Lajme

  • 21:56Peruja goditet nga një tërmet i fuqishëm
  • 21:40Thaçi: Pres lirimin nga çdo akuzë
  • 21:33Nuk e vizitoi asnjëherë në Hagë, ja çka thotë Thaçi për Kurtin
  • 21:32Thaçi flet për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja
  • 21:27Haradinaj: Ata që po presin dënimin e Thaçit, do të digjen shumë keq