Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen mund të shkelin marrëveshjen ndërkombëtare

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 18:22
Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen mund të shkelin marrëveshjen ndërkombëtare

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësim për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke paralajmëruar se hyrja e tyre në fuqi do të përbënte shkelje të një marrëveshjeje ndërkombëtare.

Kjo ambasadë ka theksuar se mbështetë respektimin e mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të përcaktuar në vitin 2015, si dhe përdorimin e procedurave të parapara për ankesat kundër aktgjykimeve të shkallës së parë.

“Vërejmë dhe ndajmë shqetësimet e Bashkimit Evropian se ndryshimi ligjor, nëse do të hynte në fuqi, do të përbënte shkelje të një marrëveshjeje ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Britanike për Klankosova.tv.

Mbretëria e Bashkuar ka rikujtuar se e kishte mirëpritur themelimin e Dhomave të Specializuara në vitin 2015, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Kosovës për të luftuar pandëshkueshmërinë dhe për të forcuar sundimin e ligjit.

Sipas Ambasadës, themelimi i kësaj gjykate pasqyroi lidershipin dhe guximin politik të udhëheqësve të Kosovës në atë kohë, si dhe përkushtimin e tyre për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Duke iu referuar procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kjo ambasadë ka ritheksuar mbështetjen e vendit të saj për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Ne mbështesim shfrytëzimin e plotë të procedurave të përcaktuara në mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të themeluara në vitin 2015, për çdo ankesë kundër aktgjykimeve të shkallës së parë”, thuhet në përgjigje.

Ambasada ka vlerësuar se respektimi i mandatit të Speciales është mënyra më e mirë që Kosova të dëshmojë pjekurinë e saj demokratike dhe përkushtimin ndaj drejtësisë së pavarur dhe të paanshme.

“Ne besojmë se respektimi i mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të përcaktuar në vitin 2015, është mënyra më e mirë që Kosova të dëshmojë pjekurinë e saj demokratike dhe përkushtimin ndaj drejtësisë së pavarur dhe të paanshme për të gjitha viktimat, pavarësisht se kush është kryerësi apo cili është rezultati i procesit gjyqësor”, thuhet më tej në përgjigje.

Në fund, Mbretëria e Bashkuar ka theksuar se mbetet krenare për rolin e saj, së bashku me aleatët e NATO-s, në parandalimin e një katastrofe humanitare në Kosovë më 1999, si dhe ka ritheksuar mbështetjen për Kosovën e pavarur dhe orientimin e saj euroatlantik.

Sipas Ambasadës britanike, vendimi i Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara në vitin 2015 mbetet shembull për vendet e tjera të rajonit dhe një kontribut i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

ndërkombëtarekosovësligjin

Të ngjashme

Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë së Privatizimit, flasin për pronat e Kosovës që gjenden në Serbi

Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë së Privatizimit, flasin për pronat e Kosovës që gjenden në Serbi

20:16
Studiuesi francez: Manipulimi rus kundër Kosovës nisi menjëherë pas shpalljes së pavarësisë – Dick Marty ishte një idiot i dobishëm

Studiuesi francez: Manipulimi rus kundër Kosovës nisi menjëherë pas shpalljes së pavarësisë – Dick Marty ishte një idiot i dobishëm

19:31
Shiroka-Pula takon familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Do të veprojmë në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi

Shiroka-Pula takon familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Do të veprojmë në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi

18:23
Konjufca takon homologun norvegjez, diskutojnë për integrimin evropian dhe sigurinë në Ballkan

Konjufca takon homologun norvegjez, diskutojnë për integrimin evropian dhe sigurinë në Ballkan

16:25

Më shumë nga Lajme

  • 21:05Aleanca përgatitet për mobilizim të gjerë politik, të shtunën takim me strukturat në Prishtinë
  • 21:04Haziri: Mosvotimi i Ligjit për Specialen ishte qëndrim konsistent i LDK-së
  • 20:43Azerbajxhani ndalon hixhabin në shkolla
  • 20:42Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën
  • 20:34Shaheen dhe Durbin: Partneriteti me Kosovën duhet të forcohet