Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Breshër dhe erëra të forta, Ministria kërkon kujdes nga qytetarët

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 21:52
Breshër dhe erëra të forta, Ministria kërkon kujdes nga qytetarët

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë qytetarët dhe ngasësit, pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për stuhi me bubullima, reshje intensive, breshër dhe erëra të forta më 22 korrik.

Në njoftimin e saj, Ministria ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë periudhave të stuhive, për shkak të rrezikut nga dukshmëria e reduktuar, rrugët e rrëshqitshme dhe pengesat e mundshme në rrugë.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe ngasësve që të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, për shkak të dukshmërisë së reduktuar, rrugëve të rrëshqitshme dhe pengesave që mund të shkaktohen nga erërat dhe reshjet e fuqishme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas këtij institucioni, gjatë kohës së stuhive qytetarët duhet të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, të mbajnë distancë të sigurt dhe të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe udhëzimet e institucioneve kompetente.

Ministria ka këshilluar gjithashtu që automjetet të mos parkohen nën pemë, pranë shtyllave elektrike apo objekteve që mund të paraqesin rrezik nga rrëzimi.

“Shmangni qarkullimin, përveç rasteve kur është e domosdoshme dhe vendosni automjetet në garazhe ose vende të mbuluara dhe të sigurta, kur kjo është e mundur”, ka bërë të ditur Ministria.

Nga Ministria e Infrastrukturës kanë njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve do të jenë në gjendje gatishmërie për të reaguar ndaj çdo situate të mundshme në infrastrukturën rrugore.

“Siguria juaj është prioritet. Ju lutemi, tregoni kujdes dhe shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë stuhive”, thuhet në fund të njoftimit.

Më shumë nga Lajme

  • 23:56Ditë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona
  • 23:38Valon Syla: AAK-ja është çelësi, pa të nuk zgjidhet ngërçi politik
  • 23:22Policia jep detaje për shpërthimin në Gjilan
  • 23:22Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë
  • 23:03Mirena: Duke mos e përfshirë në koalicion Kurti e ka mundësinë ta godasë LDK-në dhe të zgjerojë elektoratin