Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Brahimaj i AAK-së mohon çdo marrëveshje me Kurtin: Me asnjë çmim nuk përfshihemi në një Qeveri me të

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 12:24
Brahimaj i AAK-së mohon çdo marrëveshje me Kurtin: Me asnjë çmim nuk përfshihemi në një Qeveri me të

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka refuzuar kategorikisht të përfshihet në një Qeveri Kurti 3 edhe nëse Albin Kurti i dërgon ftesë për një gjë të tillë. Sipas tij, nëse Kurti nuk arrin që t’i sigurojë votat e nevojshme, zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“AAK-ja e ka thënë dhe prapë qëndron në atë se në asnjë rrethan dhe për asnjë çmim nuk përfshihemi në një Qeveri Kurti 3. Nëse ata nuk arrijnë që t’i sigurojnë numrat, zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet”., ka thënë Brahimaj

Deputeti Brahimaj ka deklaruar se Kurti qëllimisht nuk ka filluar bisedimet me partitë politike për formimin e Qeverisë sepse, siç thotë, nuk ka interesim për një gjë të tillë.

‘’Që nga dita e parë kur e ka nominuar zëvendesen e Dimal Bashës – Albulena Haxhiun për krye parlamentare e deri sot Albin Kurti në asnjë moment nuk ka shfaq vullnetin për formimin e institucioneve. Ai nuk ka lobuar për një votë për Albulena Haxhiun e as për Donika Gërvallën, por për asnjë nga kandidatëve që i kishte për kryeparlamentar, ndërsa për Nenad Rashiqin ka lobuar tek të gjitha partitë për të siguruar votat. Njëjtë po e bënë edhe për Qeverinë, nuk i ka numrat dhe nuk është i interesuar ta formojë Qeverisë”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së edhe një herë ka bërë të ditur se AAK-ja preferon një Qeveri të ish-opozitës.

‘’Siç duket edhe në këtë pjesë nuk ka vullnet të mjaftueshëm prej të gjitha subjekteve. AAK-ja siç e dini e ka ofru votën për një Qeveri të opozitës pa asnjë lloj kushti apo kërkese me qenë pjesë e Qeverisë, vetëm të bëhet një Qeveri e opozitës”, është shprehur Brahimaj. /Rtv21

Lahi Brahimaj

Më shumë nga Lajme

  • 16:13Nga përsëritja e skenarit te vezët: Si ndodhi kaosi në Kuvend?
  • 16:08Lladrovci: Sjellja normale në situatë jonormale është “non sens”
  • 15:53“Eskalon” ndaj VV-së Shpend Gjocaj: Zagarë, keni ardhë në pushtet me armë e sot u tërbuat nga dy vezë
  • 15:33Zhvillimet në Kuvend, Rama i drejtohet Kurtit: Po bën kalkulime për pushtet, por pushteti është i përkohshëm
  • 15:32“Grupi PLAS”, Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska