Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BQK ndan 12 milionë euro për buxhetin e shtetit për vitin e tretë radhazi

GD
Gazeta Demos28 maj 2026 në 12:17
BQK ndan 12 milionë euro për buxhetin e shtetit për vitin e tretë radhazi

Banka Qendrore të Republikës së Kosovës ka miratuar pasqyrat financiare vjetore të BQK-së për vitin financiar 2025, të audituara nga auditori i jashtëm i pavarur.

Pasqyrat financiare vjetore kanë marrë opinion të pastër (pa kualifikim) nga auditori i jashtëm, duke konfirmuar se ato paraqesin në mënyrë të drejtë, në të gjitha aspektet materiale, pozitën financiare dhe performancën financiare të Bankës Qendrore, në përputhje me kornizën përkatëse të raportimit financiar.

Për vitin financiar 2025, BQK ka realizuar të ardhura neto në vlerë prej 24 milionë euro. Në përputhje me Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (nenin 55, si dhe nenin 56, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2), 50 për qind e të ardhurave të ndashme transferohen në si të hyra për buxhetin e shtetit, ndërsa 50 për qind alokohen në fondin e rezervave të përgjithshme të Bankës Qendrore.

Në bazë të këtyre dispozitave, 12 milionë euro nga të ardhurat e ndashme për vitin 2025 do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të alokohet në rezervat e përgjithshme të BQK-së, në përputhje me kërkesat ligjore dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare institucionale. Ky është viti i tretë radhazi që Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ndan të ardhura për buxhetin e shtetit, duke e çuar vlerën totale të transferimeve në afër 38 milionë euro.

Miratimi i pasqyrave financiare me opinion të pastër nga auditori i jashtëm dhe ndarja e të ardhurave për buxhetin e shtetit reflektojnë forcimin e mëtejshëm të qeverisjes institucionale, administrimit financiar, transparencës dhe llogaridhënies së BQK-së, në përputhje me mandatin e saj ligjor.

Banka Qendrore do të vazhdojë të ushtrojë funksionet e saj në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të kujdesshme, duke ruajtur stabilitetin financiar, integritetin e sistemit financiar dhe qëndrueshmërinë afatgjatë institucionale.

Pasqyrat financiare vjetore, së bashku me raportin e auditorit të jashtëm, do të publikohen dhe dorëzohen në pajtim me kërkesat ligjore për raportim dhe transparencë.

BQK

Më shumë nga Lajme

  • 11:31Kriza politike, Konjufca: Kurti do t’u drejtohet sërish PDK-së, LDK-së dhe Aleancës
  • 11:30Brenda 24 orëve në Kosovë: Një aksident fatal, 29 të lënduar dhe 25 të arrestuar
  • 11:07Aksident me fatalitet në Muhovc të Ferizajt, humb jetën 13-vjeçari
  • 11:06Konstituimi i Kuvendit, Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta
  • 10:57Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e Ibrit, kërcënuese për Kosovën