Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bosch: Jam dakord, seanca për Thaçin më 28 nëntor duhej të ishte shmangur

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2025 në 16:34
Bosch: Jam dakord, seanca për Thaçin më 28 nëntor duhej të ishte shmangur

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch tha se pajtohet me deklaratat e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili deklaroi se mbajtja e seancës më 28 nëntor ishte një surprizë e pakëndshme për të dhe për shqiptarët.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Bosch citoi Thaçin të ketë thënë se “si çdo popull tjetër, ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat tona kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se mbajtja e kësaj seance më 28 nëntor duhej të ishte shmangu”, duke shkruar se është “dakord” me këtë.

“Thaçi kritikon Dhomat e Specializuara për mbajtjen e seancës më 28 nëntor (media) Të gjitha faqet e lajmeve raportojnë se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, kritikoi Dhomat e Specializuara për mbajtjen e një seance më 28 nëntor. Ai argumentoi se është në interes të gjykatës të mos bëjë gjëra që nuk do të ndodhin në shtetet e palëve përkatëse. “Unë e mirëpres mbajtjen e seancës dhe kjo është arsyeja pse jam këtu sot sepse jam i vendosur të respektoj shtetin e së drejtës. Është në interes të kësaj gjykate që gjërat që nuk mund të ndodhin në shtetet tuaja përkatëse të mos ndodhin as këtu”, tha ai”, shkroi Bosch.

“Si çdo popull tjetër, ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat tona kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se mbajtja e kësaj seance më 28 nëntor duhej të ishte shmangur. Sot çdo shqiptar ka një festë kombëtare, shtetërore dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë sonë kombëtare”, argumentoi ai”, shkruhet tutje në reagimin e tij.

Më shumë nga Lajme

  • 16:07Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje për president – kemi zgjedhje të reja
  • 15:58E rëndë: Këta janë tre mërgimtarët që vdiqën tragjikisht në një aksident në Gjermani
  • 15:43Abdixhiku: Kemi kërkuar që Presidenti të propzohet nga LDK – nuk ramë dakord
  • 15:33Abdixhiku: Jemi shumë, shumë largë marrëveshjes më LVV-në
  • 15:26Kurti pas takimit: Ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesës së LDK-së