KRU “Prishtina” paralajmëron se kush do që ka borxhe do të shkyçet.
“Biznes apo shtëpi – nëse ke borxh, shkyçesh! Bëj pagesë ose marrëveshje për riprogramim të borxhit. Inspektimet dhe shkyçjet vazhdojnë edhe diteve ne vijim në adresa të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, kompania thekson se pagesa e faturës së ujit është obligim ligjor.
