Ndryshimet e kushteve klimatike në Kosovë, me theks të veçantë që nga mbrëmë, ku u shoqëruan me reshje bore, kanë vështirësuar trafikun por jo vetëm. Me çrast u shkaktuan disa aksidente rrugore, e incidente të tjera si; rrëzimi i pemëve, raporton GazetaDemos.
Siç njofton një lexues i GazetësDemos, përveç pemëve, në orët e para të mëngjesit sot është rrëzuar edhe një shtyllë elektrike në Vragoli.
Si pasojë e rrëzimit të kësaj shtylle elektrike, janë shkaktuar kolona të gjata.
