Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bondsteel hap dyert për fëmijët, organizohet Dita e Sigurisë Publike

GD
Gazeta Demos11 qershor 2026 në 19:05
Bondsteel hap dyert për fëmijët, organizohet Dita e Sigurisë Publike

Nxënësit e kopshtit “Mother Cabrini” nga Prizreni kanë zhvilluar një vizitë edukative në Kampin Bondsteel në kuadër të aktivitetit “Dita e Sigurisë Publike”, organizuar nga Komanda Rajonale-Lindje e misionit të NATO-s në Kosovë.

Gjatë vizitës, fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve dhe profesionistëve që angazhohen për ruajtjen e sigurisë publike.

Përmes demonstrimeve praktike, prezantimeve dhe aktiviteteve interaktive, të vegjlit u informuan mbi mënyrën e reagimit në situata emergjente dhe rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë.

Sipas KFOR-it, qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e vetëdijes së fëmijëve për sigurinë publike, si dhe krijimi i një lidhjeje më të afërt mes komunitetit dhe institucioneve që veprojnë në shërbim të qytetarëve.

Organizatorët vlerësuan se aktivitete të tilla ndihmojnë në edukimin e hershëm të fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë, përgjegjësinë qytetare dhe reagimin e duhur në raste emergjente.

Më shumë nga Lajme

  • 16:18Rama i reagon Bashës dhe Gashanit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare
  • 16:16Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
  • 16:16Prokuroria kërkon paraburgim ndaj zyrtarit të Arkivit të Prishtinës, ndalohen 48 prona milionëshe
  • 16:15Presidentja takon drejtorin e IKKL-së, në fokus dokumentimi i krimeve të luftës
  • 15:38Çitaku për ndryshimin e Ligjit per Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë