Vizita në Beograd dhe takimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka ngjallur reagime të fuqishme në Kosovë, duke pasur parasysh ndihmën e ofruar ndaj popullit ukrainas pas nisjes së luftimeve me Rusinë.
Kosova ishte ndër vendet e para që hapi dyert për një numër të refugjatëve e po ashtu mundësoi strehimin e gazetarëve ukrainas, duke u solidarizues me vuajtjen dhe vuajtjen e këtij populli.
Ajo se çka bëri më shumë bujë, ishte deklarata e Zelenskyt i cili potencoi qëndrimin mosnjohës të Ukrainës ndaj Kosovës.
Eksperti i politikës së jashtme Bogdan Bondarenko, e cilësoi këtë vizitë të çuditshme. Ai në Info Magazine në Klan Kosova deklaroi se ka fare pak informacione rreth kësaj ngjarje.
