Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bllokat bien nga kamioni në rrugën Zhur–Dragash, gjobitet shoferi me 300 euro

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 15:45
Bllokat bien nga kamioni në rrugën Zhur–Dragash, gjobitet shoferi me 300 euro

Një kamion që po transportonte blloka ndërtimorë ka shkaktuar rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, pasi disa prej tyre kanë rënë në rrugën Zhur–Dragash, në zonën e njohur si “Laku i Keq”.

Rasti ka ndodhur më 19 gusht 2026, rreth orës 11:00, kur patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren ka pranuar informacionin se nga një mjet transportues kishin rënë në rrugë disa blloka ndërtimorë, duke penguar dhe rrezikuar qarkullimin e automjeteve.

Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar gjendjen faktike. Sipas njoftimit, ngasësi i kamionit kishte vazhduar lëvizjen pa u ndalur.

Në bashkëpunim me patrullën policore të Stacionit Policor në Dragash, policia ka arritur ta ndalojë mjetin transportues, një kamion me tabela vendore, në pronësi të një kompanie nga Prizreni.

Për këtë rast, policia i ka shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje drejtuesit të mjetit dhe personit juridik, përkatësisht kompanisë, në bazë të Ligjit të Trafikut 08/L-186.

Ndërkohë, kompania e autorizuar ka bërë menjëherë largimin e bllokave nga rruga, duke mundësuar normalizimin e qarkullimit të automjeteve.


dragashrrugënzhur

Të ngjashme

S'e votuan ligjin për Specialen, ragon Abdixhiku: Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde

S'e votuan ligjin për Specialen, ragon Abdixhiku: UÇK-ja është edhe gjaku ynë

12:28
Policia ju liron rrugën deputeteve te PDK

Policia ju liron rrugën deputeteve te PDK

22:30

Më shumë nga Lajme

  • 16:21Bekim Sejdiun e nxjerr shumë keq Kurtin, thotë se nuk është në garë më
  • 16:20Zemaj: Albin Kurti nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik
  • 16:20PDK i dërgon ftesë të gjithë deputetëve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të miratuar në shqyrtim të dytë ligjin për Specialen
  • 16:19Gucati – deputetëve: Sjelleni ligjin për Specialen në Kuvend, është kauzë qytetare
  • 16:11Haziri partive: UÇK-ja nuk është për pazare politike, bëhuni bashkë dhe votojeni ligjin