Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bizneset në hall, ZRRE thotë se ato “i plotësojnë kriteret” për të gjetur e blerë rrymën vetë

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 17:02
Bizneset në hall, ZRRE thotë se ato “i plotësojnë kriteret” për të gjetur e blerë rrymën vetë

Zyra e Rregullatorit për Energji thotë se bizneset që po përballen me probleme pasi kaluan në tregun e hapur të energjisë elektrike, “i plotësojnë kriteret ligjore” për të gjetur e blerë vetë rrymë.

ZRRE tha në një komunikatë për media se “ka të licencuar 23 kompani për aktivitetin e furnizimit me energji elektrike”.

“Aktualisht, në tregun e hapur të energjisë elektrike janë 23 kompani të licencuara për furnizim me energji elektrik, prej të cilave 7 furnizues janë aktivë, të cilët kanë nënshkruar kontrata me konsumatorët”.

ZRRE fillimisht “sqaroi” se “procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është një detyrim ligjor” dhe se nga viti 2017 rregullatori ka ndërmarrë “të gjitha veprimet ligjore dhe rregullative për krijimin e kushteve për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike”.

“Sqarojmë opinionin publik se 9,963 pika matëse të ndërmarrjeve ekonomike i plotësojnë kriteret ligjore për të dalur në tregun e hapur të energjisë elektrike, ku prej tyre: 9,212 pika matëse (92%) janë duke u furnizuar me kontrata komerciale; 751 pika matëse (8%) ende janë pa furnizues”, thuhet në komunikatë.

ZRRE tha se bizneset që kanë mbetur pa furnizues “kanë qenë duke u furnizuar me energji elektrike që nga data 1 Qershor 2025, dhe se nga ajo periudhë kanë pasur mundësi të zgjedhin furnizuesin me energji elektrike dhe të nënshkruajnë kontratë”.

“Për të lehtësuar kalimin e konsumatorëve që i plotësojnë kriteret për të dal në treg të hapur, ZRrE sipas dispozitave ligjore të Ligjit për Energji Elektrike, ka përcaktuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) si Furnizues i Mundësisë Fundit (FMF), dhe këta konsumator që deri më 1 Qershor 2025 nuk kishin lidhur ende kontrata komerciale, janë furnizuar përmes FMF për një periudhë gjashtëdhjetë (60) ditore”, thuhet në komunikatë.

Aty përmendet edhe se “konsumatorët të cilët dështojnë të hyjnë në marrëveshje me një nga furnizuesit e licencuar, operatori i sistemit është i obliguar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për ta”.

ZRRE thotë se “do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit dhe inkurajon të gjithë konsumatorët që i plotësojnë kriteret për të dal në treg të hapur, e të cilët ende nuk kanë nënshkruar kontrata komerciale, sa më shpejt të lidhin kontratë me njërin nga furnizuesit e licencuar, për të garantuar furnizim të qëndrueshëm”.

Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) së fundmi bëri të ditur se kishte nisur shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti, për shkak të përfundimit të afatit të përcaktuar që ato të lidhin marrëveshje me furnizues tjerë të energjisë.

Në treg të hapur të energjisë elektrike kanë dalë 1.300 kompani me rreth 10 mijë njehsorë, të cilat duhet ta gjejnë dhe ta blejnë vetë rrymën.

ZRRE-ja e mori këtë vendim i cili hyri në fuqi më 1 qershor. Sipas tij, bizneset që kanë më shumë se 50 punëtorë, ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit, u detyruan të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.

ZRRE

Më shumë nga Lajme

  • 12:23Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete
  • 12:15Janina Ymeri: Konsumatorët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22.4% më shtrenjtë rrymën
  • 12:10“Turiste politike”, Hoti e Bajrami me akuza ndaj Osmanit – çfarë po ndodh brenda LDK-së?
  • 12:04Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, veprimet mbesin konfidenciale
  • 12:03Protesta e së shtunës në Tiranë, pranga dhe gjoba për disa nga pjesëmarrësit