Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bislimi: Kosova meriton të avancojë në rrugën e saj drejt BE-së

GD
Gazeta Demos4 shtator 2025 në 11:48
Bislimi: Kosova meriton të avancojë në rrugën e saj drejt BE-së

Gjatë vizitës së tij në Kopenhagë, zëvendës-kryeministri i Kosovës në detyrë, Besnik Bisimi, mori pjesë në takimin joformal me ministrat për çështje evropiane nga shtetet anëtare dhe aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës.

Në kuadër të vizitës, Bisimi zhvilloi biseda dhe shkëmbime bilaterale me homologë nga disa vende partnere dhe aleate, duke thelluar bashkëpunimin dhe dialogun mbi të ardhmen evropiane të Kosovës.

Në takim morën pjesë ministra për Çështje Evropiane si Marie Bjerre nga Danimarka, Benjamin Haddad nga Franca, Joakim Strand nga Finlanda, Orhan Murtezani nga Maqedonia e Veriut, Maida Gorqeviç nga Mali i Zi dhe Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane e Kroacisë, Andreja Metelko-Zgombiq.

Po ashtu, Bislimi u takua edhe me anëtarë të Parlamentit danez, përfshirë kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Christian Friis Bach, zëvendëskryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Henrik Moller, nënkryetarin e Parlamentit, Lars Christian Brask, dhe deputetët Yildiz Akdogan dhe Jon Stephensen.

Bisimi nënvizoi se hapi i radhës duhet të jetë pranimi i pyetësorit nga ana e Komisionit Evropian dhe marrja e statusit të vendit kandidat, duke thelluar kështu angazhimin për integrim evropian.

“Një mundësi e mirë për të thelluar diskutimet mbi të ardhmen evropiane të vendit dhe ritheksuar qëndrimin tonë se Kosova meriton të avancojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, ku hapi i radhës duhet të jetë pranimi i pyetësorit dhe marrja e statusit të vendit kandidat”, ka shkruar ai në Facebook.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike