Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bislimi: BE-ja e konfirmon shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 16:34
Bislimi: BE-ja e konfirmon shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka thënë se shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është konstatuar edhe nga Bashkimi Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka theksuar se në raportin e vitit 2025 të Komisionit Evropian për Serbinë konfirmohet se Beogradi vazhdon të dështojë në respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, përfshirë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi konstatohet edhe nga Bashkimi Evropian. Sivjet në Raportin e Komisionit Evropian për Serbinë, konfirmohet se Beogradi vazhdon të dështojë në respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, përfshirë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në raport theksohet se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave. Siç kemi denoncuar gjatë mandatit tonë, po dëshmohet se këto praktika përbëjnë artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative. Ky pasivizim i cili është duke u bërë për vite me radhë, është shumë e rëndësishme që më në fund BE ka pranuar që ta reflektojë dhe bëjë pjesë të vlerësimeve përfundimtare të raportit zyrtar të Komisionit Evropian, duke vendosur theks në kontrollimin e procedurave të pasivizimit”, ka shkruar ai.

Bislimi shtoi se në raport konstatohet edhe se raportimi në televizione publike në gjuhët amtare të minoriteteve është i pamjaftueshëm, ndërsa retorika urryese ndaj minoriteteve në Serbi nga politikanët dhe në media ka vazhduar.

“Kosova do të vazhdojë të ngrejë këto çështje në çdo nivel ndërkombëtar, derisa barazia, dinjiteti dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi të garantohen plotësisht”, ka shtuar ai.

BEBesnik Bislimi

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mustafa: Jam takuar me Kurtin për ta diskutuar platformën time për zhbllokimin institucional
  • 23:31“Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, veteranët e UÇK-së zbarkojnë në Hagë
  • 23:31Pas ditësh heshtjeje, vjen reagimi i parë i Jozit në rrjetet sociale
  • 22:48Deputetja e PDK-së: U tradhtuam nga Vetëvendosje
  • 22:46Përparim Gruda akuzon Armend Mujën se gënjeu publikisht për analizat e qumështit Vita: Në një vend normal kish shku në burg