Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se sot është raportuar një aksident orteku në Brezovicë, në një zonë jashtë shtegut të rregulluar.
Sipas ShKShMK, orteku është iniciuar nga disa skitarë, por fatmirësisht personat e përfshirë kanë shpëtuar pa lëndime.
“Teknikët e Kërkim-Shpëtimit Malor të ShKShMK, më datë 18.01.2026, gjatë kontrollimit të shtresave të borës, kanë evidentuar dy shtresa problematike në zonën e Brezovicës. Nga këto, më shqetësuesja është shtresa bazë mbi vegjetacion (Ground-based Persistent Ëeak Layer – Depth Hoar)”, thuhet në njoftim
