Ka rënë për 3 centë çmimi i naftës, krahasuar me të martën.
Çmimi i naftës sot është 1.65 euro për litër, i benzinës 1.39 euro për litër, ndërsa i gazit 0.88 euro për litër.

Ka rënë për 3 centë çmimi i naftës, krahasuar me të martën.
Çmimi i naftës sot është 1.65 euro për litër, i benzinës 1.39 euro për litër, ndërsa i gazit 0.88 euro për litër.
Të martën, çmimi i naftës ishte 1.68 euro për litër, i benzinës 1.41 euro për litër, ndërsa i gazit ishte i njëjtë si sot.
Nafta është shtrenjtuar që prej 28 shkurtit, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që më pas mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për rreth 20 për qind të naftës në nivel botëror.