Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës Besart Dreshaj, ka ngritur alarmin për krizën strukturore që po kaplon ekonominë e vendit.

Ai e ka cilësuar si të papranueshme varësinë e thelluar nga importet, që për nëntë muajt e parë të vitit 2025 kanë arritur në mbi 5 miliardë euro, ndërkohë që eksportet kanë rënë në vetëm 630 milionë euro.

“Kosova është në një krizë të thellë ekonomike. Me një deficit tregtar mbi 4.4 miliardë euro dhe mungesë të plotë të reagimit institucional, ne po ecim drejt një kolapsi të heshtur. Institucionet duhet të zgjohen nga gjumi dhe të marrin masa konkrete,” – u shpreh Dreshaj.