Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka folur për rikthimin e tij në garë për këtë pozicion pas 12 vite tërheqje.

Berisha tha se kjo kandidatur erdhi nga nevoja për ndryshim nga rruga momentale që është Peja, teksa adersoi disa kritika për pushtetin atje.

“Që 12 vjet nuk kam kandidu për kryetar të Pejës dhe kemi mendu që e kemi përfundu, mirëpo e kemi pa ka jemi ka shkojmë, dhe tu e pa që është nevoja për një ndryshim. Nën konsultimet me shumë njerëz, edhe nga partitë tjera, një pjesë e madhe është nga LDK që ka kërku hajde bëjm dicka, nuk është kjo LDK tash që është në Pejë ajo LDK që ka qenë, tash është një LDK krejt tjetër”, ka thënë Berisha.