Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Nëna e tij ende nuk e di për vendimin” – flet familjari i Hashim Thaçit

GD
Gazeta Demos18 shtator 2026 në 15:26
“Nëna e tij ende nuk e di për vendimin” – flet familjari i Hashim Thaçit

Familjari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Njazi Thaçi, ka folur në emisionin “Mesditë” në TËVË1 lidhur me vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Thaçi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, duke thënë se familjarët vazhdojnë të besojnë në pafajësinë e tyre. Ai ka deklaruar se, sipas tij, vendimi është politik dhe pa bazë ligjore.

“Ashtu si krejt populli i Kosovës, dihet qartë se ky vendim është politik, pa asnjë bazë ligjore, dhe i rrënon themelet e pavarësisë së Kosovës. UÇK-ja është themeluesja e pavarësisë së Kosovës. Lufta e saj ka qenë e drejtë dhe për liri. Ne kemi kërkuar vetëm drejtësi. Ne kemi qenë të bindur se drejtësia do të triumfojë, por, siç po shihet, me direktiva të Serbisë edhe të Rusisë, ky vendim është i marrë”, ka thënë Thaçi.

I pyetur nëse nëna e Hashim Thaçit është në dijeni për vendimin, Njazi Thaçi ka thënë se, sipas informacionit që ka, ajo ende nuk është informuar.

“Me aq sa kam unë informacion, nëna e Hashim Thaçit ende nuk ka informacion. Këto gjashtë vite kanë qenë shumë të rënda për familjen. Realisht, pa asnjë përkrahje institucionale, vetëm në aspektin financiar nga familja. Familja nuk i ka humbur shpresat për drejtësi asnjëherë”, ka deklaruar më tej Thaçi.

Familjari i Thaçit ka theksuar se familja vazhdon të shpresojë në drejtësi, ndonëse ka shprehur skepticizëm edhe për procesin e ankimimit.

Ai ka thënë se familjarët do të vazhdojnë ta ndjekin procesin dhe të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

vendiminhashimthaçit

Më shumë nga Lajme

  • 13:56Limaj nga Negroci: Beteja në Hagë nuk është vetëm e ish-krerëve të UÇK-së, por e të gjithë neve
  • 13:55Haxhiu pranon rrezikun për fondet e BE-së: Po bëjmë përpjekje maksimale që kjo të mos ndodhë
  • 13:55Haxhiu për ligjin e Speciales: Fokusi duhet të vendoset te strategjia, jo te nismat me efekt politik
  • 13:15Moment prekës në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafojë të birin që tentoi ta vriste
  • 12:57Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe vërshime uji, probleme me energjinë elektrike