Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se më 8 maj do të organizohet një protestë masive në Tiranë, të cilën e ka cilësuar si një “kryengritje paqësore” kundër qeverisë aktuale.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubim, duke theksuar se protesta synon të dërgojë një mesazh të fortë politik dhe qytetar ndaj pushtetit.
Sipas tij, pjesëmarrja e gjerë do të tregojë pakënaqësinë e publikut dhe do të ndikojë në zhvillimet politike në vend.
