Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një goditje për Ramën dhe Vuçiqin.
Në një postim, Berisha uroi institucionet dhe qytetarët e Kosovës për atë që e konsideroi si një arritje të re në rrugën e integrimit dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare.
“Një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën.
