Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar pas interpretimit në Bruksel të një melodie nga një këngë nacionaliste serbe, në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, ish-presidentja ka thënë se Kosova po e paguan çmimin e largimit nga aleatët, duke paralajmëruar se pasojat mund të jenë edhe më të rënda.
“Aleatët nuk i largon dot pa pasoja. Armiqtë nuk presin derisa ti ta kuptosh dëmin. Dhe këtë çmim nuk po e paguan pushteti, por Kosova”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka theksuar se pasojat e kësaj situate po shihen edhe përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të Bashkimit Evropian, ku, sipas saj, Kosova nuk është ftuar.


