Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e mbajtur në “Foltoren” para kryeministrisë të hënën i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen masivisht në protesta deri në rrëzimin e qeverisë.
Ai u shpreh i vendosur për vijimin e protestave deri në fitore për të përmbysur atë që e quajti e “keqja më e madhe” dhe për “të rikthyer besimin te rinia shqiptare”.
“Miqtë e mi, kjo është betejë për dinjitetin tonë, kjo është betejë për dinjitetin kombëtar, kjo është betejë për t’u ngritur mbi propagandën e shpifjeve, trillimeve dhe mashtrimeve dhe të Edi Ramës dhe për t’i thënë shqiptarëve dhe botës se në këtë vend, në këtë tokë, ata që e duan Shqipërinë jemi ne, ata që i besojnë Shqipërisë jemi ne. Miq, rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë si rrezja e diellit”.
