Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Berisha akuzon Ramën: Ai po ndërhyn në Kosovë e Greqi

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 21:13
Berisha akuzon Ramën: Ai po ndërhyn në Kosovë e Greqi

Kreu demokrat, Sali Berisha, ka dënuar ndalimin në kufi të deputetëve të koalicionit të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, VLEN, duke bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm.

Berisha akuzoi Ramën se po bën akuza për ndërhyrje ndaj vendeve të tjera, veçanërisht Greqisë dhe Kosovës, duke krijuar, sipas tij, një klimë jo miqësore me këto vende.

“Duhet të dënojmë me forcën më të madhe akuzat që Edi Rama bën për ndërhyrje të vendeve të tjera, veçanërisht Greqisë, Kosovës, duke krijuar kështu, një klimë jo miqësore me këto vende, me të cilat Shqipëria ka marrëdhëniet më të mira dhe nda shkëmbimet më intensive”, u shpreh Berisha.

Ai tha gjithashtu se bllokimi i deputetëve të koalicionit VLEN shkel marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

“Akti i bllokimit të deputetëve të koalicionit VLEN është një akt që shkelmon marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por dhe marrëveshjet ndërkombëtare, mbasi këta ishin me pasaporta diplomatike. Të tre. Edi Rama përpiqet pas këtij skandali të fshihet, sepse ky është një gjest tjetër, një damkë tjetër që ai merr jo vetëm në rajon, por në Europë dhe në mbarë botën”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil