Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të policisë pas incidenteve në Prishtinë dhe Skenderaj.
Ai krahasoi reagimin e policisë në rastin e plagosjes në Prishtinë me angazhimin e Njësisë Speciale në Skenderaj, ndërsa kritikoi edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Për një plagosje të rëndë në Prishtinë, policia erdhi me një veturë të trafikut. Për një rrahje të lehtë, Njësia Speciale e rrethon Skenderajn”, ka shkruar Behrami
