Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Behrami: Frikën nga hija juaj nuk ua heq as Xhandarmëria

GD
Gazeta Demos19 maj 2026 në 17:33
Behrami: Frikën nga hija juaj nuk ua heq as Xhandarmëria

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas paralajmërimeve për krijimin e Xhandarmërisë, duke e cilësuar atë si një mekanizëm për përhapjen e frikës dhe kontrollit politik.

Sipas Behramit, që nga marrja e institucioneve, qeverisja aktuale ka funksionuar përmes “përhapjes së frikës dhe joshjes”, duke shtuar se frika ka qenë historikisht një instrument politik i përdorur nga diktatorët dhe autokratët.

“Përhapja e frikës shndërrohet në armë për të suspenduar demokracinë, logjikën dhe mendimin racional. Frika e institucionalizuar është diktaturë”, ka deklaruar ai.

Behrami ka vlerësuar se modele të tilla nuk mund të vendosen në Kosovë, duke theksuar se shteti i Kosovës nuk duhet të ndërtohet mbi mekanizma që prodhojnë pasiguri dhe frikë te qytetarët.

Në reagimin e tij, ai ka përdorur edhe një mesazh politik ndaj pushtetit, duke thënë: “Frikën nga hija juaj nuk ua heq as Xhandarmëria, as policia, as ndonjë ilaç. Hijën tashmë e keni në opozitë.”

Ai ka përmbyllur deklaratën me një mesazh zgjedhor, duke thënë se më 7 qershor qytetarët do t’i japin fund, sipas tij, “periudhës më të errët të historisë së post-pavarësisë”.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 19:19Çitaku para protestës në Prishtinë: Çdo zë që ngrihet këtu dëgjohet edhe në Hagë, shihemi në shesh
  • 19:19“Deklarata fyese dhe denigrues kundër UÇK-së, nuk duhet me qenë ministre” – Buja i ashpër me Gërvallen
  • 19:08Grabovci viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: “Me këto familje ishim bashkë në të kaluarën, jemi sot dhe gjithmonë do të jemi”
  • 19:06Gara: Rezultatet e para të ADN-së nga Jabuka, identifikohen tri viktima
  • 19:06E përmendi Prokuroria Speciale, reagon Shukri Buja: Kam pasur presione…